fbpx

Vjen reagimi nga Ministria e Arsimit: Ja e vërteta në lidhje me ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj informacioneve të plasuara në opinion për gjoja skandal në ndarjen e bursave të nxënësve të shkollave të mesme e, me çka pretendohet se është bërë padrejtësi në ndarjen e atyre bursave.

Duam të informojmë opinionin se procesi i ndarjes së bursave është zhvilluar në transparencë maksimale dhe në barazi të plot për të gjithë kandidatët, ashtu sikurse kërkohet me Ligjin për stanadrtin e nxënësve dhe me Rregulloren dhe Konkursin për ndarjen llojit përkatës të bursave.

Për vitin shkollor 2018/2019 MASH planifikoi 745 bursa gjithsej, dhe jo 80 sikurse pretendohet në disa portale, mbase në mungesë të informacionit të plotë.

Për të shmangur çdo paqartësi, kujtojmë opinionin se për nxënësit e shkollave të mesme janë disa kategori të bursave dhe se rezultatet e Konkursit përkatës janë publikuar edhe në faqen tonë zyrtare, për të respektuar parimin e transparencës me publikun. Sikurse mund të shihet dhe nga listat e publikuar në vebfaqen e MASH-it, kategoria më e madhe e bursave janë ato sociale – përfitues të së cilave për vitin shkollor 2018/2019 janë 400 nxënës.

Pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë në këtë lloj bursash është për tu vlerësuar. Konkretisht, nga totali i bursave sociale, 135 bursa janë ndarë për nxënësit shqiptarë, 9 bursa për nxënësit e etinteve tjera jo maqedonase dhe 256 bursa për nxënësit maqedonas. E shprehur në përqindje, 36% e bursave sociale janë ndarë për nxënësit jo maqedonas (pra shqiptarë dhe të tjerë) ose vetëm për shqiptarët kjo përqindje është e barabartë me 33.75%.

Duam të sigurojmë edhe një herë të gjithë nxënësit, prindërit e tyre por edhe opinionin se për ndarjen e bursave janë respektuar kriteret e kërkuara me Ligj, me Rregullore dhe Konkursi, si dhe njëkohësisht të garantojmë të gjithë se gjatë marrjes së vendimeve nuk është bërë asnjë lloj padrejtësie, as mbi baza etnike dhe në asnjë lloj ndarje tjetër.

Kujtojmë gjithashtu se të gjithë kandidatët të cilët kanë pasur dyshime se mund t’u jetë bërë ndonjë padrejtësi, kanë pasur gjithashtu mundësinë ligjore të ankesave të cilat janë shqyrtuar me seriozitetin më të madh.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.