Vazhdon betonizimi i bregut të liqenit të Ohrit, аmbientalistët kërkojnë reagim urgjent

Në ditën e liqenit të Ohrit- 21 Qershor, liqeni më i vjetër në Evropë vazhdon të përballet me problemin serioz të “betonizimit” të bregut.
Në kohë kur UNESKO paralajmëron përfshirjen e rajonit në listën e zonave të rrezikuara, në anën e Strugës afër fshatit Radozhdë, aktivistët alarmojnë se bregu i liqenit po betonohet përsëri, siç dëshmohet nga këto foto dhe incizime.

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, pak kohë më parë jo vetëm që deklaroi se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë.
Por gjithashtu kërkoi që askush të mos e prek Radozhdën.