Varheji:”Presim zgjidhje pas zgjedhjeve në RMV dhe Bullgari”


Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë por është në pritje të situatës së re politike që duhet të del pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut, tha eurokomesari për zgjerim, në takimin me minsitrat e jashtëm të vendeve të BE-së.

“Duhet të vazhdojmë me zgjerimin që është mjeti ynë më I fuqishëm. Pas zgjedhjeve në Bullgari dhe RMV shpresojmë të shohim përparim të shpejtë. Ne jemi të gatshëm ta marrim në dorë punën dhe ta finalizojmë këtë çështje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë deri në fund të vitit.”, tha Oliver Varheji, eurokomesar për zgjerim.

Ndërkohë minisitrat e jashtëm të vendeve të BE-së me përkrahje për RMV-në dhe Shqipërinë për vazhdiminin e aspiratave për integrim.“Për Rumaninë është shumë me rëndësi ti fillojmë bisedimet me Shqipërinë dhe RMV-në sa më shpejt që është e mundur.”, tha Bogdan Auresku, ministër i jashtëm i Rumansië.“Përkrahim dhe mbështesim procesin e fillimit të bisedimve me Shqipërinë dhe RMV-në.”, tha Peka Havisto, ministër i jashtëm i Finlandës.

Ndërkohë ministri i jashtëm Bujar Osmani i cili po qëndron këto ditë në Brukselnë takimin joformal me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka thënë se duhet afirmuar bashkëpunim më i fuqishëm evropian dhe rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të EJL-së. Ndërkaq në një diskutim për të ardhmen e Evropës, Osmani ka qenë i prerë:E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor shkrihen në vlera të njejta.

“Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e ndajnë përgjegjësinë për një të ardhme të përbashkët evropiane dhe fatet tona janë të gërshetuara rreth vlerave dhe parimeve themelore mbi të cilat bazohent BE-ja. Procesi i zgjerimit është alternativë e vetme, si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Në kaudër të qëndrimit të tij në Bruksel, Osmani është takuar edhe me homologun e tij bullgar, Svetllan Stoev, me të cilin kanë theksuar vendosmërinë për vazhdimin e qasjen konstruktive dhe vullnetin e mirë në marrëdhëniet bilaterale, përkushtimin për progres në procesin eurointegrues si dhe intesifikimin e kontakteve dhe takimeve dypalëshe deri në samitin e dhjetorit.

Baby Boo