fbpx

Valeri: 15-vjeçarja, “fantazmë”! Askush nuk e njeh në Malësinë e Madhe

Për të folur për ngjarjen e ditëve të fundit në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u shfaq në një video turpi ndaj një 15-vjeçareje, ishte i ftuar edhe ish konkurrenti i Big Brother Albania, Valer Kolnikaj.

Si një banor i zonës, Valeri tregoi detaje rreth ngjarjes, mënyrës së si ajo po përjetohet në Malësinë e Madhe, por edhe të dhëna rreth oficerit të policisë, Berhan Bajrakurti.

“Malësorët nuk janë mësuar me ngjarje të tilla. Efektivi i policisë vjen nga një familje shumë e mirë e zonës, por nëse kjo ngjarje është e vërtetë, atëherë meriton të dënohet pa diskutim”, tha Kolnikaj.

Sa i përket 15-vjeçares, të cilës pretendohet se i ishte adresuar videoja e turpit nga ana e policit, Valeri tregon se ajo është si një”fantazmë”, pasi askush nuk e njeh dhe nuk ka të dhëna se cila mund të jetë.

“Vajza 15-vjeçare, të cilës pretendohet se i është bërë shantazh, është si një fantazmë. Asnjë banor në Malësinë e Madhe nuk e njeh dhe nuk ka idenë se kush mund të jetë. Kjo është të paktën nga çfarë kemi diskutuar në rrethe të ngushta”, tregoi Valer Kolnikaj në Top Show.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.