Vajza mbani shënim, 4 këshilla të vlefshme nëse keni këmbë delikate

Këmbët mbështesin të gjithë peshën e trupit tonë gjatë ditës, kështu që ato janë të ekspozuara ndaj përpjekjeve të vazhdueshme që mund të shkaktojnë probleme nëse nuk kemi kujdesin e  duhur.

Baby Boo Tinex

Gjithashtu, nuk ka të vërtetë më të bezdisshme se sa këmbët që dhembin kur ne kemi ecur gjatë, ose na vrasin këpucët, ose ca më keq kemi thjesht këmbë jo të shëndetshme dhe të pa kuruara! Mbani shënim këto katër këshilla të vlefshme për të gjitha ju vajza!

Këmbët janë një nga pjesët e trupit tonë ku ne duhet të kushtojmë më shumë vëmendje, në aspektin e higjienës. Meqenëse shumicën e kohës ato janë të mbuluara me këpucë, ato mund të vuajnë nga djersitja ekstreme, acarimi ose era e keqe. Për të shmangur këto probleme, nuk është e rëndësishme vetëm të zgjidhni këpucë me cilësi të mirë, por është e nevojshme që t’i lani me kujdes pa lënë pas dore ndonjë zonë. Gjithashtu është e nevojshme që të jenë të thata për të shmangur lagështirën e tepërt dhe bakteret.

Kujdes hidratimin!

Këmbët vuajnë sidomos gjatë ditës. Një rutinë e mirë hidratimi me një produkt këmbësh të veçantë mund të shmangë probleme si ngurtësia ose këmbë të plasaritura. Nëse shfaqen këto probleme, do të vuani nga djegia dhe sikleti gjatë ditës, prandaj është e rëndësishme të shmangni atë.

Bëni pedikyr rregullisht

Natyrisht, jo të gjithë ne kemi mundësinë të shkojmë në një qendër estetike vetëm për të aplikuar smaltin. Por, kini kujdes, madje edhe në shtëpi kur prisni thonjtë shpesh për të parandaluar rritjen e tyre, sidomos gjatë dimrit, kur vishni vetëm këpucë të mbyllura.

Preferoni këpucë të rehatshme

Kur bëhet fjalë për blerjen e këpucëve të reja, zgjidhni një model të rehatshëm, për të shmangur akumulimin e djersës. Për më tepër, këpucët duhet të kenë një shtresë që nuk është as shumë e butë as e vështirë. Shmangni ecjen shumë me këmbë, kjo jo vetëm që do të shkaktojë dhimbje në thembra të këmbëve, por mund të shkaktojë probleme afatgjata.

Restorant Lumare