fbpx

Ushtari kosovar që humbi jetën në Luksemburg dhuron organet e tij për të shpëtuar të tjerët

Ushtari 23 vjeçar kosovar, Dorian Dautaj ka humbur jetën në Luksemburg në javën që lamë pas. I riu nga Deçani nuk arriti t’i rezistoi gjakderdhjes cerebrale.

Por, kosovari i ndjerë kishte bërë një gjest të madh më parë në ushtrinë e Luksemburgut.

Ai kishte nënshkruar në ushtri që në rast se humb jetën, organet e tij të jepen për të shëruar të tjerët. Organet qenësore të tij thuhet se do të dhurohen për pacientët nevojtarë, bazuar në amanetin e tij.

Varrimi i Dautajt do të bëhet të mërkurën në Luksemburg, ndërsa e pamja do të jetë në fshatin Carrabreg të Epërm me datë 17 e 18 të këtij muaji.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.