UEFA pritet ta ndryshojë formatin në Ligën e Kampionëve, do të ketë më shumë skuadra

NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, pritet të ndryshojë formatin në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s nëmbledhjen e radhës do ta miratojë ndryshimin e ri, që ka të bëjë me numrin e skuadrave në fazën e grupeve në ‘Champions’.

Aktualisht në fazën e grupeve janë 32 skuadra, por me formatin e ri do të jenë 36 ekipe. Secila skuadër aktualisht luan nga gjashtë ndeshje, por me formatin e ri do të luajnë nga 10 ndeshje, me kundërshtarë të ndryshëm sipas një programi bazuar mbi kokat e serive. Ky format i ri do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-2025 në Ligën e Kampionëve.

Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Ligën e Evropës me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Sezonin e ardhshëm nis një turne i tretë europian, UEFA Conference League, që duhet të ketë gjashtë raunde gjithmonë me 32 skuadra dhe një renditje të vetme, me play off nga faza e 1/8-ave. Gjithashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe mënyra e re e ndarjes së të ardhurave për të tre kompeticionet nga vitit 2021 deri më 2024.

Baby Boo