fbpx

Turqia urdhëron të arrestohen mbi 1000 njerëz, dyshohen si gylenistë

Turqia ka urdhëruar që të arrestohen saktësisht 1112 njerëz që dyshohet se kanë lidhje me klerikun mysliman Fehtullah Gylen. Ky i fundit akuzohet nga Ankaraja zyrtare se është orkestrues i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016. Ky është ndër operacionet më të mëdha të zhvilluara ndaj grupeve mbështetëse të klerikut.
Operacioni është shtrirë në kryeqytet në Ankara dhe në 76 provinca turke. Që nga fillimi i operacioneve kundër anëtarëve të lëvizjes së Gulen janë arrestuar mbi 77 mijë njerëz. Janë shkarkuar gjithashtu nga puna mbi 150 mijë punonjës, nëpunës civil dhe ushtarakë. Gylen, një ish-bashkëpunëtor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, më vonë “armik” i tij, mohon të ketë gisht në grushtin e dështuar të shtetit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.