fbpx

Toyota synon të pajisë çdo shtëpime nga një robot

Toyota ka shitur mjaftueshëm vetura. Tashmë dëshiron të shesë robotë. Makineritë e përdorur prej vitesh në fabrikat e montimit të veturave, Toyota beson se nuk do të kalojë shumë kohë kur këto makineritë (robotët) të hyjnë edhe në shtëpitë tona.

Makineritë janë bërë më inteligjente dekadën e fundit. Përpjekjet për të ndërtuar një robot që mund të kryejë detyra të thjeshta kanë dështuar sepse në fund ka rezultuar me një problem fizik: sa më i fuqishëm aq më i rrezikshëm është një robot.

Toyota ka eksperimentuar me robotët që nga viti 2004 kur prezantoi një humanoid i cili mund të lëvizte gishtat dhe kishte buzë artificiale. Ai mund të shoqëronte një orkestër njerëzore.

Po gjërat kanë ndryshuar. Robotët janë bërë më praktikë si androidi i fundit T-HR3, një ‘avatar’ që manipulohet në distancë dhe përdoruesit mund të shohin përmes syve të tij.

Në 2015-ën prodhuesi i veturave shpenzoi një miliardë dollarë për të hapur Institutin Kërkimor Toyota në Luginën e Silikonit me në fokus inteligjencën artificiale.

Vitin e kaluar miratoi një fond prej 100 milionë dollarësh për të investuar në Start-upet që merren me teknologjinë robotike.

Po përtej fabrikave dhe depove, premtimet e pambajtura janë për robotët e shtëpive. Mbi 2.1 miliardë dollarë janë shpenzuar vitin e kaluar për robotët pastrues.

Toyota thotë se nevoja e të moshuarve do ta ndryshojnë situatën. Me popullsinë në plakje të Japonisë në 2050-ën do të duhen dyfishi i punonjësve për tu kujdesur për të moshuarit.

Atë vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 22% e popullsisë së botës pritet të jetë mbi 60 vjeç.

Roboti HSR i Toyotës është makineria që prodhuesi i veturave sheh të ardhme.

HSR është një krah robotik me rrota dhe një ekran dhe dy kamera. Peshon sa 5 topa të bowlingut por mund të ngrejë vetëm 1.2 kilogram.

I pajisur me softuerin e duhur, ai mund të kryejë gjëra interesante. Gjatë një demonstrimi të robotit, ai arriti të mësonte ku gjenden libra, lapsat dhe gjërat e tjera që i përkisnin pronarit e madje të pastronte dhomën.

Toyota nuk tregon se kur roboti do të jetë në dispozicion. Por analistët thonë se brenda 2-3 viteve të ardhshme do të jetë i gatshëm për spitalet dhe shtëpitë.

Për robotë me aftësi të avancuara, do na duhet të presim edhe më tepër. Ideja është të krijohet një robot që është edhe mik njëherazi./pcworldalbanian

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.