Topalli i drejtohet Bashës: “Lulzim, ishe i huaj për PD’në, sot ta kanë prerë biletën”


Ish-kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli duke publikuar një video të delegatëve të PD që kanë mbushur plot stadiumin “Air Albania” në Kuvendin Kombëtar.

Sipas Topallit, delegatët dhe demokratët e mbledhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, “po e rithemelojnë partinë tonë, që të mos lejojnë më kurrë një kryetar që shet partinë për interesa pasurore e personale”.

Postimi i plotë i Topallit: Lulzim, kjo është PD.Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njohë kurrë, se ishe i huaj për të. Këta sot ty të prenë biletën.Këta sot po e rithemelojnë partinë tonë, që të mos lejojnë më kurrë një kryetar që shet partinë për interesa pasurore e personale.

Baby Boo