fbpx

Tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Kondovë!

Një përleshje e arma.tosur sapo ka ndodhur në hyrje të fshatit Kondovë të Shkupit, afër prugës. Sipas informacioneve të para, disa persona janë plagosur dhe të njejtit janë dërguar me urgjencë në klinikën shtetërore “Nënë Tereza”.

Njëra nga veturat në lëvizje, nga e cila është gjuajtur, është e markës Pasat, ndërsa dyshimet e para janë se kjo veturë ka lidhje me ngjarjen e para një ore në lagjen Gjorçe Petrov.

Akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme apo ndonjë institucion tjetër zyrtar për dy përleshjet e arma.tosura sonte në Gjorçe dhe Kondovë./Fakte

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.