fbpx

Tiranë: Mjekët heronj kryejnë 865 operacione në zemër

Shërbimi i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë ka mbyllur një vit të suksesshëm përgjatë 2018.

Sipas të dhënave, bluzat e bardha kanë kryer gjithsej 865 operacione në zemër, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka qenë në dy pikë përqindjeje. Ky numër operacionesh konsiderohet si rekord nga mjekët e kësaj qendre.

“Sherbimi i kardiokirurgjise QSUT ne kete fund vit ne date 28 dhjetor 2018 me numrin rekord te arritur per here te pare prej 865 intervente kardokirurgjikale me nje vdekshmeri prej 2%. Nje pune e jashtezakonshme e te gjithe ekipit, kolegeve mjeke dhe infermiere.

Urime te gjithe stafit dhe atyre qe na kane mbeshtetur. Gezuar dhe per shume vjet festat ju heronjte e heshtur qe edhe kur te tjeret festojne jeni ne gadishmeri per te shpetuar qofte edhe nje jete me shume”, thuhet në një postim të shpërndarë në rrejtet sociale.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.