fbpx

Ti nuk je burrë,ti je një hiç !

Shkruan Nidela Hoxha

Përse ja more jetën një gruaje?!
Në mes kësaj vorbulle ekzekutimesh, pasigurie dhe humbje të identitetit dhe konceptit të familjes, natyrshëm me lind pyetja, cila e ka radhën?! Sot të nxitur nga një jetë e shthurur që promovohet vjellshëm në media e masmedia, kudo në rrjete sociale e më gjerë, jetë siperfaqësore ku në thelb promovohet ajo që nuk është, ne si shoqëri kemi rënë në një gjendje amoku. Një mpirje totale e se mbrendëshmes, shpirtërores na ka kthyer në statuja që ecin dhe marrin frymë.
Ne jemi një shoqëri që po ecen mbi tehe thikash cdo ditë. Ka humbur besimi, kanë humbur shumë vlera. E ai që bën sikur, ai është më i keqi nga të gjithë. Ai e prish rendin.
Pa kuptuar po ua humbim shpresën fëmijëve, po i thyejmë fëmijërine, po i shkatërrojmë nënat e tyre, po e shkatërrojmë të vetmin vend që kishte mbetur motivues dhe strehë e sigurtë për femijët tanë, ia shkatërruam këtë botë, dreqi e mori!
Ndaj lind pyetja përse e ekzekuton një grua?!
A nuk eshte Ajo që ti sapo hoqe qafe dora që ka ushqyer ty e fëmijet e tu? A nuk është Ajo personi që të dhuroi një pjesë të qenies së saj ty ekzekutues i nderuar?!
A nuk eshte ajo qe iu desh të kalonte nepër luginën e rreziqeve që të dhuronte ty një femije? Të dhuronte ty një familje! A nuk ështe ajo qe të dhuroi vitet me te bukura, momente perkujdesi e dashurie pa limit ?! A nuk eshte ajo me te cilën ke kaluar momente te bukura, të shëmtuara, emocionale, mllefe e gjithçka që i jep kuptim kësaj jetë?! A nuk është ajo me të cilen ke jetuar? A nuk eshte ajo që merakosej sa here nuk i hapje telefonin? A nuk eshte ajo që ti i ktheje kurrizin e serisht natën tjetër të priste me mall? A nuk eshte ajo që ti me moskorrektësinë tënde sa here i ke shkaktuar depresion? A nuk eshte ajo qe ka sakrifikuar gjithçka nga vetja per familjen tuaj, dhe ti i’a more jetën dhe ja shkaterrove familjen, ia le fëmijët rrugëve?
Dhe nese ajo e kishte fajin, ti përse e bëre? Kush ta jep ty këtë të drejtë? Kush je ti që merr rolin e Zotit të Madh?!
Natyrisht ti vuan nga burracakëria, ti i frikesh një gruaje dhe e vret. Sepse je aq frikacak dhe ske te ndenjura sa ta lesh atë të lire. E di që do mbetesh vetem, e di qe pa të je një zero. E di që je një hiç qe sdo dije kurre t’ja nise nga e para.
Dhe e di qe do jetë dikush atje jashtë për të, që ta trajtojë ashtu si e meriton, dhe ti këtë s’e duron dot! Sepse je i dobët, ti nuk je burrë!
Ti jë një hiç.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.