fbpx

Thaçi i bindur se ndryshimet kushtetuese do të rrumbullakohen së shpejti

Vitin 2018 kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi e ka vlerësuar si një vit shumë të vështirë por që dha edhe një shpresë për të ardhmen e vendit. Këto shpresa Thaçi i sheh tek Marrëveshja e Prespës dhe zhbllokimi i proceseve integruese. Gjatë fjalimit të fundvitit para anëtarëve të PDSH-së, Thaçi u shpreh i bindur se shumë shpejt do të arrihet rrumbullakësimi i ndryshimeve kushtetuese dhe implementimi i Marrëveshjes me Greqinë.
“Ne kemi kaluar në Maqedoni një vit shumë të vështirë në vitin 2018-të, si vitet tjera tashmë 30-të, megjithatë ky vit na dha një shpresë të vërtet, marrëveshja e Prespës, definitivisht më duket mua e vendosi Maqedoninë në binaret e vërtet. Gjithçka ishte e bllokuar, gjithçka ishte jo funksionale dhe gjithçka dukej pa perspektivë, por me marrëveshjen e fundit që bëmë me Greqinë gjithçka duket e mundshme, racionale dhe me perspektivë të vërtetë“, deklaroi Thaçi.

Thaçi tha se gatë vitit 2019 bashkë me procesin integrues do të realizohet edhe finalizimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa u zotua se si parti nuk do të heqin dorë nga kërkesat dhe platforma e tyre.

“Ne do vazhdojmë me këtë këmbëngulje, se rrugëdalje tjetër nuk ka NATO, BE dhe përfundimisht shqiptarët e Maqedonisë, me të drejta juridike kushtetuese njësoj si të tjerët, ne nuk heqim dorë nga e drejta e vendi marrjes të përbashkët me maqedonasit që nënkupton të drejtën e vendimmarrjes përmes mekanizmit vetos, në parlament dhe pa diskutim edhe ndarjen e drejt të buxhetit shtetit duke parandaluar diskriminimin ekonomik ne aspektin etnik të shqiptarëve që jetojnë këtu”, deklaroi ai.

Gjatë vitit 2019 kreu i PDSH-së tha se do të realizohet edhe ëndrra e shqiptarëve për anëtarësim në NATO dhe nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.