Teuta Arifi: “Në 100 ditët e para, shumë projekte madhore për Tetovën”


Duke folur më tej mbi projektet që do realizojë në 100 ditëshin e parë, Teuta Arifi ka theksuar se janë shumë projekte madhore të cilat do bëhen për qytetarët e komunës së Tetovës.

“Kam informuar qytetarët për 100 ditëshin e parë që janë paraparë 20 projekte dhe siç kemi hapur shkollën e re në Reçicë, në 100 ditët e para do ndërtojmë çerdhen tek shkolla Kirili dhe Metodi, do përfundojmë dhe bulevardin Blagoja Toska dhe do vendosim kontinjetë gjysëm nëntokësor, kemi pan me projekte konkrete ashtu siç kemi ndërtuar rrugë të reja do fillojmë dhe rrugët në lagjen Migjeni”, ka thënë Arifi.

Këto zgjedhje tani janë zgjedhja mes kaosit dhe stabilitetit. Tetova ka nevojë për stabilitet dhe bashkëpunim të mirë me qeverinë për të tejkaluar krizën e Covid-it, për të siguruar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe për të ecur përpara si një qytet modern evropian. Tetovën tonë nuk duhet ta sakrifikojmë lojërave të paparashikueshme politike të Kasamit. Vota për Kasamin është votë për kaos dhe përçarje, vota juaj për Teutën është votë për stabilitet dhe Tetovë të bashkuar evropiane.

Baby Boo