Telefoni më i ri me kamerën që nuk është parë më herët tek telefonat e mençur,pritet të lansohet javën e ardhshme!


Kompania teknologjike, Oppi, ka publikuar një video të shkurtër paralajmëruese të një dizajni të kamerës që s’është parë më herët te telefonat e mençur. Kamera me objektiv që tërhiqet vetë brenda shihet se si funksionon në një video të shkurtër.

Aty tregohet se mekanizmi i kamerës është rezistent ndaj ujit dhe nëse objektivi del jashtë, sapo që telefoni rrëzohet, objektivi futet brenda.

Për dallim nga kamerat tjera që fshihen brenda telefonit, kamera e re e Oppos pritet të ofrojë kualitet më të lartë të fotografisë.

Telefoni i ri pritet të lansohet javën e ardhshme.

Baby Boo