Të hënën komisioni shqyrton kërkesën për faljen e Koçanit!


Të hënën do të mblidhet Komisioni për falje në kuadër të presidentit i cili mes tjerash duhet të vendosë edhe për kërkesën e Sead Koçanit të dërguar përmes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për falje të pjesshme prej 6 muajve. Komisioni i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga Uranija Pirovska duhet të vendosë nëse do të falet ose jo njeriu i cili dëmtoi buxhetin shtetëror me 17 milion euro.

Kërkesa e Koçanit është bërë nga burgu i Idrizovës ndërsa është shqyrtuar në komisionin e posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë. Ndonëse nga ky dikaster thonë se nuk ka kërkesë për faljen e Koçanit, ditë më parë u publikuan dokumente përmes të cilit i pari i dikasterit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq kërkon që Koçan të falet pjesërisht për 6 muaj.“Pjesërisht të lirohet nga vuajtje e mëtejme e dënimit me burg, përkatësisht për 6 muaj”.Dënimin me burg ka filluar ta vuajë nga data 01.08.2019, ndërsa dënimi i përfundon më 01.04.2024. Nga dënimi i shqiptuar i dënuari ka vuajtur 2 vite dhe 5 muaj. Nga 01.01.2022 duhet të mbaj edhe 2 vite dhe 3 muaj burg”, thuhet në kërkesën për falje.

Jo zyrtarisht 6 nga 11 anëtarë janë kundër kërkesës së Mariçiqit dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e mbledhjes, veprim ky i cili do të pamundësonte edhe punën e trupit për falje. Në mungesë kuorumi, rrezikohen edhe kërkesat e tjera për falje.

Koçan kërkohet të ndiqet penalisht edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për manipulimet me garancinë bankare prej 17 milion eurove kur PSP-ja tashmë e shuar kërkonte siguri se Koçan nuk do të arratisej për shkak të ndjekjes penale. Avokati i Shtetit ka kërkuar ndjekjen penale të tij për shkak se pasuria e ngrirë është marrë edhe si garanci, por Gjykata Civile i ka hedhur poshtë kërkesën me arsyetimin se vonesa dhe gabimi i prokurorit të lëndës, i ka mundësuar Koçanit një veprim të tillë dha në këtë fazë është vonë të ngritët një procedurë e tillë.

Burime brenda mbrojtjes juridike shtetërore bëjnë të ditur se iniciativë për përgjegjësi është ngritur edhe ndaj dy prokurorëve të lëndës, njëri prej të cilëve pretendon të merr funksionin e shefit të Prokurorisë së Shkupit, ndërsa tjetri pretendon që nga Prokuroria për krim të organizuar të kalojë në Prokurorinë e lartë.

Baby Boo