Taravari: BDl 20 vite në pushtet, Tetovën e la pa ujë Zajazin pa kanalizim


Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubit
“Këta të BDI-së kanë thënë se do të sjellin ndryshimin në Gostivar.

Këta që janë thinjur në pushtet, kanë 20 vjet që vetëm prishin punë, duke lënë Tetovën pa ujë, vet Zajazin pa kanalizime, këta kanë gojë të flasin për ndryshim.Kanë thënë se edhe do të hapin 3 fabrika në Gostivar, duke vazhduar ma strategjinë e rrenave sepse vet eksponenti i BDI-së ka thënë se çdo tokë shtetërore ja është shitur, ja është keqpërdorur, dhe sa për sqarim ai eksponent është nip i Ali Ahmetit.

Dhe më e forta kanë thënë se në Gostivar do të kandidoj vetëm ai person që do të ketë Amin-in e Ali Ahmetit, a thua se Gostivari është një copë bahçe e Aliut, dhe ky mbjell presh e speca kur të kujtohet…

Për Ne, në Gostivar do të kandidojë vetëm ai person që do të ketë miratimin e popullit të këtij qyteti, e le të shohim se kush do të fitojë:
I zgjedhuri i Ahmetit apo i Zgjedhuri i Gostivarit!!!
P.S. Falenderojmë Artan Grubin që na ka kritikuar, është një reklamë falas për ne!
Faleminderit Artan për këtë dhuratë”, ka shkruar Taravari.

Baby Boo