Takimi Zaev- Kasami, Adnan Azizi: “Bilall mos u dorëzo”


Pas takimit të kryetarit, Bilall Kasami me kryeministrin, Zoran Zaev gjatë këtyre 2/3 ditëve, në adresë të Lëvizjes Besa dhe të lidershipit të sajë kanë ardhur mesazhe të shumta me porosi të ndryshme: – “Bilall mos u dorëzo”, “Bilall qëndro stoik”, “Bilall mos lësho pe”, “Bilall mos u shit”, “Nëse u qëndron fjaleve na ke të gjithëve mbrapa”, “Nëse edhe ti shitesh nuk na mbetet shpresë tjetër, përveç se me i marrë çantat dhe të gjithë me u nis për në gurbet”.

Të nderuar atdhedashës, të nderuar besatar! Dua t’ua bëjë me dije disa gjëra për të larguar hallin dhe shqetësimin që keni.
Bilall Kasami, as nuk blihet, e as nuk shitet, e aq më pak dikush mundet ta kompromitoj shkaku i një arsye shumë të thjeshtë,

Bilall Kasami nuk ka asnjë hipotekë, asnjë skandal, asnjë aferë prapa vetes, afera e skandale të cilat të tjerëve ua kanë zënë bishtin me derë të tjerëve.

Lëvizja BESA dhe lidershipi i sajë do të qëndroj stoik deri në atomin e fundit me përgjegjësinë më të lartë morale e kombëtare për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë me të gjitha forcat dhe kapacitetet që i ka në dispozicion.
Unë jam i bindur se do ta nxjerr më të mirën e mundshme nga bisedimet që po zhvillohen.

Të dashur shqiptarë!
Poashtu dua që të ju drejtohem me një sugjerim të sinqertë duke shprehur konsideratë të lartë ndaj jush, para së gjithash të jemi realistë për situatën që gjendemi.
Ju e dini fort mirë se Lëvizja Besa për momentin i ka vetëm dy vota, kurse në Kuvendin e SRM ka 22 deputet shqiptarë. Pavarësisht vullnetit, vendosshmërisë dhe dëshirës së deputetëve të Lëvizja Besa poqese deputetët tjerë heshtin, bile ata që janë pjesë e qeverisë, në vend që të bëhen tok për kërkesat e Lëvizjes Besa dhe opozitës shqiptare, ata janë palë me hipotekat e tyre, me ata që nuk duan barazinë e shqiptarëve, me maqedonasit etj.
Në këtë drejtim, misioni ynë bëhet akoma edhe më i vështirë, andaj ju kisha lutur miqësisht që presionin dhe kërkesat tuaja dhe tonat ti orientojmë edhe ka ata që kanë mundësi për të votuar por nuk e kanë vullnetin e duhur duke ua drejtuar gishtin e fajësisë dhe duke u kërkuar llogari me pyetjet:

Pse heshtni ju deputët tjerë shqiptarë në këto momente historike?

Pse nuk flisni?

Interesat e kujt i mbroni ju?

Jeni peng i kokës së prishur, apo peng i bishtit të zënë me derë?

A nuk e morët votbesimin e shqiptarëve pikërisht duke ju premtuar mandat pas mandati se kur do të hapet kushtetuta ne do ta fusim çështjen shqiptare në agjendë dhe do ti bëjmë shqiptarët shtetformues dhe të barabartë me palën tjetër?

Por sidoqoftë për secilin nga ne do të shkruaj historia qoftë për të mirë, apo për të keq ku secili do të përgjigjet për bëmat e veta.

Zoti nuk e ngarkon robin për atë që nuk ka forcë dhe mundësi ta bëj, por për atë që ka mundësi ta mbajë mbi supe.

Dhe në fund nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se të ju porosisë,
Ju duhet të keni besim tek lidershipi i Lëvizjes Besa e në veçanti tek lideri i saj, Bilall Kasami.

Të jeni të sigurt se ne do qëndrojmë stoik në kërkesat sublime të shqiptarëve që janë pjesë edhe e platformës së Lëvizjes BESA.

Adnan Azizi, antar i Kryesisë së Lëvizjes Besa

Baby Boo