fbpx

Sulmuan autobusin me turistë, hakmerret policia, vr.et 40 xhihadistë

Pas sulmit me bombë ndaj një autobusi me turistë në Kajro, 40 xhihadistë u ekzekutuan nga policia egjiptiane. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme në orët e para të së shtunës.

Sipas deklaratës, ngjarja ka ndodhur në veri të gadishullit të Sinait. Ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kultit dhe forcave të armatosura të Egjiptit.

Në sulmin e së premtes humbën jetën 4 vetë. Mes viktimave, tre ishin turistë vietnamezë, ndërsa i katërti një shoqërues nga Egjipti.

Të paktën 11 persona të tjerë mbeten te plagosur. Lënda shpërthyese artizanale ishte vendosur pranë një muri në lagjen Haram, në afërsi të piramidave të famshme.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.