fbpx

Sulejmani po “kalbet” në Idrizovë : Zv/drejtori kërkon ndërprerjen e dënimit (VIDEO)

Sami Sulejmani i cili vuan dënimin në Burgun e Idrizovës është në gjendje të rëndë shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjike. Autoritetet e burgut kanë konfirmuar gjendjen e tij të rënduar shëndetësore por ende nuk ka një vendim për lirimin e tij.

Që në mëngjes Shefqet Sulejmani po bredh nëpër barnatoret e qytetit, duke kërkuar ilaçin që sadopak da ia lehtësojë dhimbjen kushëririt të tij, i cili po vuan dënimin në Burgun e Idrizovës.
Samiu, po vuan dënimin që nga 2016-ta. Muajin e kaluar është operuar.

Mjekët ia kanë hapur pothuajse të gjithë stomakun, e vetëm disa ditë pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike është kthyer në Idrizovë. Mungesa e higjienës dhe e mjekimit adekuat, kanë ndikuar që varra ti infektohet.

Sëmundjet e shpeshta kanë ndikuar që edhe gjendja e tij psikike të përkeqësohet, thotë kushëriri Shefqeti.

Kontaktuam edhe me zëvendës-drejtorin e burgut, Femi Jonuzin. Ai na tha që personalisht e ka vizituar Samiun, dhe e konfirmoi gjendjen e rëndë shëndetësore. Ka kërkuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve që të ndërpritet vuajtja e dënimit para 3 ditëve, por prej atje përgjigje nuk ka.

Edhe pse e informuam se gjendja shëndetësore e Samiut po përkeqësohet, drejtori, Jovica Stojanovic, shkurtë na tha se është në takim në Shtip, dhe se do të na kërkojë më vonë, por kjo nuk ndodhi. /Furkan Saliu – Klan Macedonia

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.