fbpx

Sulejman Rexhepi në 11-vjetorin e pavarësis së Kosovës

Më 12 shkurt, 2019, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup organizoi një pritje në hotel “Aleksandar Palace” me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në pritje, organizuar nga Ambasadori Gjergj Dedaj dhe Zonja Lushe Dedaj, ishin përfaqësuesit e korit diplomatik në Shkup dhe të ftuar të tjerë. Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

“Çlirimi i Kosovës ka qenë aspirata kryesore e shumë veprimtarëve të fesë islame andej dhe këndej kufirit, kështu që solemniteti u shoqërua me takime tejet të ngrohta, vëllazërore, të veprimtarëve të ndryshëm, kontribues për këtë ditë madhe.” ka thënë mes tjerash Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.