fbpx

Sulejman Rexhepi feston ditelindjen me muzike live me Naimin dhe Mihrijen (VIDEO)

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ditë më parë e ka festuar ditelindjen me muzike live me Naimin dhe Mihrijen Brahën. Videon e ka publikuar një porfil në Facebook Xhamia e Isabeut e cila thuhet se menaxhohet nga reforamtorët e BFI-së.

Nuk dihet nëse edhe hoxhallarët tjerë që flasin për fenë Islame një ndër fetë e cila e ndalon muzikën kanë qenë prezenzë në këtë aheng muzikorë për qejfin e Reisit. Pavarësisht qejfeve të Reisit asnjë hoxhë në Maqedoni nuk ka dalur hapur të kundërshtojë veprat e tij duke dhënë një imazh kundër parimeve fetare islame.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.

Ndryshe Sulejman Rexhepi edhe vitet tjera i ka festuar me muzikë ku së fundmi ishte Shyrete Beluli dhe Mahmut Ferati./TetovaSot

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.