fbpx

Studentët e UNT-së vizituan Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë (FOTO)

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza në Shkup”, të udhëhequr nga profesori Argëtim Saliu, realizuan një vizitë pune në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite studentët u pritën nga drejtori Gjoko Tanasoski dhe zv/drejtori Irfan Buçi.

Kjo vizitë e studentëve të Universitetit Nënë Tereza u realizua në pajtim me ligjin për arsim të lartë të Maqedonisë për mbajtjen e mësimit klinik gjatë së cilës studentët kishin mundësi të shohin nga afër ambientet e Drejtorisë së Doganave dhe të dëgjojnë ligjeratë me temë “Organizimi dhe funksionimi administrativ i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë” nga drejtori Gjoko Tanasoski dhe zv/drejtori Irfan Buçi.

Pas prezantimit nga ana e Tanasoskit dhe Buçit u zhvillua dhe një debat ku studentët kishin rastin që të parashtrojnë pyetje rreth funksionimit të doganave dhe situatat e ndryshme me të cilat ballafaqohen doganierët.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.