fbpx

“Striptizet” rrjepin tetovarët!

Çdo javë kronika e zezë raporton për valltare erotike nëpër lokalet e natës, të cilat shoqërohen nga policia!

Numri i aksioneve policore është i madh por, ka një defekt, pasi interesimit të gazetarëve se sa prej tyre janë depërtuar, rezultati ëshë minimal ngaqë, secila nga to e ushtron profesionin e saj duke u mbrojtur me anë të legjitimit, se e njëjtat ushtrojnë Performancë artistike”… Gjepura!

Pra “Performanca artistike” e valltareve të natës ka vënë në hall policinë dhe qytetarët!

Burra të “ndershëm” e “puntorë” që natën rrinë në “striptis bare” janë të shumtë… Ata pagujnë 300 denarë për një pije, 1200 denarë që valltarja të ju ulet afër… pra një shoqërim nga valltarja 1200denarë ku kaq ai mund ta ketë fitimin ditorë në punë! Ato çojnë fitimin e lokalit minimum në 20 mijë euro për një mbrëmje!

Koha kur shtohen aksionet policore dhe tentohet të ndalohet ky fenomen që ushtrohet hapur dhe ligjshëm, është pikërisht koha e mërgimtarëve, frekuentimi shtohet dhe “striptis baret” kanë kohën e lulëzimit!

Ky fenomen nuk ka lindur sot por, sot kërkojmë që të vetëdijsohen burrat se buxheti i tyre po shkon huq, kohën e kaluar në “striptis bare” dedikova fëmijëve të tu që nesër të mos bëhet ai një si ti!/Pa Censurë

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.