Stankov: ”Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave në aksident”


Drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksandar Stankov në një deklaratë për MIA-n, ka thënë se në vendin e aksidentit tragjik në Bullgari janë gjetur 44 trupa dhe mbetje të trupave, të cilat do të lidhen me analizat e ADN-së.“Derisa nuk përfundon analiza e ADN-së nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave. Janë bërë 44 obduksione, por janë evidentuar edhe mbetje të trupave që do të lidhen me analizat e ADN-së. Duhet të presim që të këto mbetje të ekzaminohen dhe atëherë do të shohim qartë se sa persona janë të vde*kur”, deklaroi Stankov.

Ai tha se, kur do të jenë gati raportet e mjekëve të Maqedonisë nga mjekësia ligjore, që këto ditë ishin në Sofje, të njëjtit do t’iu dorëzohen autoriteteve bullgare.Kujtojmë se, zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi sot se, tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.

“Ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa ai deklaroi kategorikisht se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thash se ju jeni shtatë në spital. Dhe ai më tha në mënyrë kategorike jo, ne kemi shpëtuar tetë persona. Gjatë hetimit janë gjetur 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat ne disponojmë kanë udhëtuar 52 persona, ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet enigma e madhe, ku është personi i tetë. Punojmë në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për memorie të dobët të dëshmitarit”, theksoi Mileva.

Baby Boo