fbpx

Spasovski humb besimin te Prokuroria Speciale

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, nuk e ka më vlerësimin e njëjtë për Prokurorinë Speciale siç e kishte më parë.

Gjatë brifingut me gazetarë, në pyetjen nëse Spasovski ende vallë ka besimin në punën e PSP-së, e cila ka pësuar rënie edhe te qytetarët e rëndomtë, ai tha se besimi i tij është zvogëluar në krahasim me pritjet që i ka pasur gjatë kohës kur është angazhuar për formimin e kësaj prokurorie. Besimi i ministrit te PSP është ulur pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Sa i përket MPB-së, Spasovski tha se ka reaguar në përputhje me kompetencat, duke sqaruar se policia nuk mund të veprojë nëse ndaj ndonjë personi nuk është ngritur fletëarrest, qoftë në nivel vendi apo ndërkombëtar. Në takimin e fundvitit me gazetarët, Spasovski po ashtu tha se nuk është i kënaqur me vendimet për lirim nga paraburgimi të disa të akuzuarve në lëndët e PSP-së, por policia vepron në përputhje me ligjin. Ai njëherit për vitin e ardhshëm paralajmëroi procesin e vetingut, që do t’i përfshijë të gjithë të punësuarit në institucionin që ai drejton, duke filluar nga pastrueset e deri te ministri.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.