fbpx

Spasovski: Do bëhet kontroll dhe pastrim i të gjithë të punësuarve në MPB, nga pastruesi deri te ministri

Procesi i vëllimshëm i “vetting” (kontrollim dhe pastrim) në Ministrinë e Punëve të Brendshme është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm, për të së pari do të përgatitet kornizë ligjore, ndërsa në këtë proces duam të përfshijmë edhe opinionin, kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në mbledhjen e sotme me gazetarët. Ai theksoi se për procesin e tillë për kontrollimin e çdo të punësuari në MPB, tashmë janë njoftuar një pjesë e të punësuarve, transmeton Portalb.mk.

“Ideja është që përfundimisht të vendosen standarde të vërteta dhe përfundimisht t’u jepet fund shumë parregullsive, për të cilat jemi dëshmitarë deri tani. Do të përgatitim kornizë ligjore dhe duam që në këtë proces ta përfshijmë edhe opinionin dhe gazetarët, si përfaqësues të opinionit, që të marrim një venim të vërtetë të kontrolle”, tha Spasovski, duke rikujtuar se do të përgatitet vendim ligjor .

Ai theksoi se ideja e pastrimit është të kontrollohet edhe dosja personale e të punësuarve në polici, nga pastruesja deri te ministri, do të kontrollohet se a ka i punësuari arsimim adekuat, si është punësuar në MPB dhe si është avancuar në pozitën që e ka, do të ndiqet edhe gjendja e pasurisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.