fbpx

Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

Sot dhe nesër (14 dhe 15 shkurt) janë shpallur ditë zie për shkak të aksidentit të rëndë që ndodhi dje në rrugën Shkup-Tetovë.

Numri i fundit i të vdekurve është 14, ndërsa disa të tjerë janë të lënduar dhe ka prej tyre edhe në gjendje kritike. Hetimet në vendin e ngjarjes kanë vazhduar sot në mëngjes.

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se sot do të vizitojë të lënduarit në spitale, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të sjell vendim për ndihmë të familjarëve të të vdekurve.

Sot në orën 12 është caktuar seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit. Pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë nderimi për të vdekurit.

Ndryshe, dje rreth orës 17:00 autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarc./Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.