Si të pushojmë kollitjen në kushtet e shtëpisë?


Kollitja mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale apo virusale, astma, diabeti, ndotja e ajrit, ajri i thatë, ndryshimet e temperaturave etj.

Simptomat shoqëruese të kollës e ndihmojnë Mjekësinë Tradicionale Kineze të identifikojë atë pjesë të trupit ku e ka origjinën kjo kollë.Për shembull:nëse kollitja shoqërohet me të përziera, shkaktari kryesor do të kërkohet tek mëlçia.
Dhimbja në brinjë është gjithashtu një tregues i sëmundjes i lokalizuar në zonën e mëlçisë.
Nëse pacienti ka ndjesinë e të urinuarit gjatë kollitjes, atëherë shkaktari duhet të shqyrtohet në zonën e veshkave.
Simptomat e një kollitje të zakonshme tregojnë se origjina e kollës vjen nga mushkëritë.

Si ta trajtoni kollën pa ilaçe: Hani rrush -Rrushi është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi tonifiokon mushkëritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjaltë për të lehtësuar kollën.
-Konsumoni qepë- Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë. Qepët janë të mira gjithashtu për largimin e sekrecioneve. Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe një gotë me ujë të zier. Në fund hidhini një lugë mjalt. Ky trajtim përdoret 2-3 herë në ditë për qetësimin e kollës.

Çaj xhenxhefili kundër kollës – Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

Baby Boo