Shuma e majme: Sa kushtoi intervista e Oprah Winfrey me çiftin Harry & Meghan


Rrëfimet për momentet e vështira të jetës së princit Harry dhe Meghan Markle në mbretëri nuk u transmetuan falas.
Duka dhe dukesha e Sussex-it, të cilët raportohet se kanë një vlerë neto prej 10 milionë dollarë, nuk u paguan për intervistën e tyre me Oprah Winfrey, por CBS pagoi një shumë të majme prej 7 milionë deri në 9 milionë dollarë për Harpo Productions për të drejtat e licencimit.

Si pjesë e marrëveshjes midis CBS dhe kompanisë së produksionit të Oprah Winfrey-t, Harpo Productions, CBS ka të drejtën të licencojë intervistën në tregjet ndërkombëtare. Duka dhe Dukesha e Sussex konfirmuan në fillim të intervistës se ata nuk u paguan për të biseduar me Winfrey.

Financat e princit Harry u vunë në pikëpyetje gjatë gjithë intervistës, pasi ai zbuloi se ata janë shkëputur financiarisht nga familja pas vendimit për t’u larguar.
Ata po jetojnë me trashëgiminë nga nëna e ndjerë e princit, Lady Diana. “Pa atë, ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë”, thanë ata në lidhje me largimin nga monarkia.

Baby Boo