fbpx

SHQIPËRIA TË ENJTEN RATIFIKON PROTOKOLLIN PËR MAQEDONINË NË NATO

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka thënë se të enjten Kuvendi I Shqipërisë pritet ta ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Në takimin me ambasadorin maqedonas Danço Markovski ai tha se data e parë e mundshme për ratifikim është 14 shkurti kur është planifikuar seanca e Kuvendit, ndërsa qeveria veçmë e ka miratuar këtë vendim. Kryetarti i Kuvendit përgëzoi për arritjen historike e të shumëpritur, e cila është përshëndetur nga të gjitha institucionet shqiptare dhe që është një lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin. “Maqedonia në NATO është mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare, si suksesi i një vendi fqinj, me të cilin gjendemi gjeografikisht në të njëjtin rajon, por me të cilin ndajmë vizionet e së ardhmes së përbashkët euro-atlantike”, ka thënë Ruçi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.