fbpx

Shqipëria dhe Mali i Zi, me borxhin më të lartë në rajon për 2018, Maqedonia me 42,2%

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Evropian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen.

Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze.

Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë jo elastik ndaj zhvillimeve pozitive makroekonomike.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në rajon me mbi 4% të PBB në fund të 9-mujorit, buxheti ka performuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70%. Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhin publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimeve të prapambetura të pa azhurnuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB.

Në vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedonia pret ta mbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2% të PBB-së, Bosnja me 35%.

Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018.

Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.