fbpx

Shokon imami nga Turqia,Murat Hoxha: Tybeistikfarë kur i shoh burrat pa mjekra, si femra po me duken !

TURQI- Deklarata e një Hoxhe në Turqi ka shkaktuar reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha Murat Bayaral ka kritikuar burrat pa mjekër duke u shprehur se ata duhet t’i rrisin mjekrat që të mos duken si gratë.

“Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”- tha Hoxha.

Deklarata e tij ka marrë kritika të shumta, ku shumë qytetarë shprehen se burrë nuk të bën mjekra.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.