fbpx

Shkelje flagrante të semaforit, policia nuk fal (Video)

Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore, siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.

Nga kontrollet policore në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, janë konstatuar shkelje flagrante të semaforit, shkelje të cilat janë burim i shtuar rreziku, veçanërisht për këmbësorët, por edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët “nxitojnë” për të kaluar semaforin edhe kur drita e tij është e kuqe, pa menduar pasojat që mund të sjellë nxitimi për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Top Channel

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.