fbpx

Sheqerinska: Viti 2018 është viti kur e ndaluam izolimin dhe hapëm derën për në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në fjalimin e fundvitit tha se ne mund të jemi krenar për atë që kemi arritur vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo përmendi disa nga projektet e realizuara vitin e kaluar siç janë “ftesa për anëtarësim në Aleancë, përfundimi i bisedimeve të pranimit për anëtarësim, mbështetja nga autoritetet kyçe politike botërore, rritja e buxhetit dhe pagave për pjesëtarët e URM-së, reformat në mbrojtje, marrja e 375 ushtarëve të rinj profesional, miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të rëndësishme strategjike, përgatitja anëtarëve të URM-së, hapja ndaj publikut”.

“Në histori, do të ngelet e shkruar se ky është viti në të cilin kemi ndaluar izolimin e vendit tonë dhe kemi hapur dyert për t’u bërë një anëtar i barabartë në aleancën ushtarako-politike më të fuqishme”, tha Sheqerinska.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.