Shentop: “Turqia mbetet mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut “


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentopi gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut iu drejtua edhe deputetëve të kuvendit. Në fjalimin e tij Shentop tha se Republika e Turqisë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve zhvillohen me rritje të shkëmbimit tregtar prej 46%.

Ai nënvizoi se Turqia mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se çështjet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë për anëtarësim në organizatat multilaterale.

Shentopi tha se shpreson që mosmarrëveshjet me Bullgarinë do të tejkalohen në kohë sa më të shpejtë dhe se Maqedonia e Veriut do i fillojë negociatat me BE-në. Kryetari i Kuvendit nacional turk, theksoi se komuniteti turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rëndësi të madhe për Republikën e Turqisë, e cila i kushton vëmendje të madhe arsimit të mirë në gjuhën turke në vend.

Baby Boo