fbpx

Shënohet 27 vjetori i sulmit ndaj familjes Jashari

Sot shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Po ashtu nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në bashkëveprim me OVL të UÇK-së, si dhe ansambli “Shota” dhe “Drenica”

Sulmi i parë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 30 dhjetor të vitit 1991. Më 22 janar 1998, u sulmuan për herë të dytë. Ndërsa sulmi i tretë i ushtrisë paramilitare serbe, në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.