Shaqiri: “Bashkëpunimi ndërinstitucional, parimi ynë i punës”


Zotëri Jeton Shaqiri Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot ka ndarë në profilin e tij në platformën Facebook një postim, ku ka treguar për takimin e tij me kryetarin aktual të sapozgjedhur të komunës së Haraçinës, zotëri Ridvan Ibrahimin.

Postimi i tij i plotë:
Sot kisha nderin të pres, në një takim të ngrohtë dhe miqësor pune, kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi. Shfrytëzova rastin që të uroj z. Ibraimi për detyrën e tij të re dhe i shpreha gatishmërinë time dhe të institucionet që unë drejtoj për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen, përsa i përket fushës së digjitalizmit. Sistemi për menaxhim të dokumentave (DMS) dhe Një pikë për shërbime janë projekte të realizueshme brenda këtij mandati, që i lidhin drejtpërdrejt këto dy institucione. Digjitalizimi i shërbimeve që ofron Komuna e Haraçinës ishte një temë tjetër diskutimi. Do të shpeshtojmë komunikimin tonë përsa i përket kësaj çështjeje, me qëllimin që qytetarët e Haraçinës të mund të marrin shërbimet e nevojshme, online, nga portali për e-shërbime (uslugi.gov.mk), në një afat sa më të shkurtë kohor.

Takimin e mbyllëm duke premtuar për komunikim dhe bashkëpunim akoma dhe më të thellë ndërinstitucional në të ardhmen, ka shkruar ai.

Baby Boo