Shahpaska:”Ligji i ri për marrëdhënie pune ofron zgjidhje moderne në interes të punëtorëve”


Ligji i ri për marrëdhënie pune do të ofrojë zgjidhje moderne që janë në interes të punëtorëve, shkruan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

“Ky ligj saktësisht do t’i rregullojë marrëveshjet për një kohë të caktuar, kohëzgjatja e së cilës në mënyrë drastike do të ndryshohet, puna sezonale tërësisht do të përgjigjet edhe në nevojat e punëdhënësve, gjegjësisht do t’u garantojë fuqi pune të sigurt edhe për sezonin e ardhshëm dhe pushim të lehonisë konceptin e së cilës e ndryshojmë dhe vendosim pushim prindëror edhe për baballarët”, publikoi Shahpaska në profilin e saj në Facebook.

Ajo shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me punë të përkushtuar në drejtim të përparimit të të drejtave të punëtorëve dhe pret opinioni i ekspertëve ta japë mendimin e tyre në debat publik për këtë Ligj.

Baby Boo