fbpx

Sekretari amerikan Mike Pompeo: Nuk do ta lejojmë që Putin të prishë NATO-n

“Në të kaluarën Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë edhe aq prezente në Europën qëndrore dhe kjo është e papranueshme. Rivalët tanë i kanë mbushur këto boshllëqe”.

Me këto fjalë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo u zotua për rritje të ndikimit në Europën qendrore. Gjatë vizitës në Hungari, zyrtari i lartë amerikan tha se nuk do ta lejonin presidentin rus Vladimir Putin të shkatërronte lidhjet mes NATO-s dhe aleatëve.

“Nuk duhet ta lejojmë Putin të prishë miqësinë mes miqve dhe NATO-s. Hungarezët e dinë mirë nga historia e tyre se një rusi autoritare nuk do të jetë kurrë mike e lirisë dhe sovranitetit të shteteve më të vogla”, tha Pompeo.

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Poloni, Hungari dhe Sllovaki vjen në një kohë kur ndikimi i rivalëve gjeopolitik, Kinës dhe Rusisë po zgjerohet.

Gjithashtu, Polonia dhe Hungaria po e gjejnë veten gjithnjë e me të izoluara nga BE, për shkak të të shqetësimeve për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit. Shtëpia e Bardhë është veçanërisht e shqetësuar për faktin se Rusia dominon sektorin energjetik të Hungarisë dhe po fuqizohet gjithnjë e më shumë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.