Sanksionohen 205 shoferë në Çair, Saraj dhe Singjeliq


Dje (08.12.2021) në periudhën nga ora 06:00 deri më ora 16:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në pjesën e trafikut në qytetin e Shkupit edhe atë në komunën e Çairit, lagjen Singjeliq dhe në komunën e Sarajit.

Në periudhën nga ora 06:00 der më ora 09:00 në komunën e Çairit gjithsej janë sanksionuar 70 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve dymbëdhjetë kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, dy automjete me regjistrim të skaduar, nëntëmbdhjetë shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit…

Në periudhën nga ora 09:00 deri më ora 12:00 në lagjen Singjeliq janë sanksionuar gjithsej dyzet e dy pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve trembëdhjetë kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, katër me regjistrim të skaduar të automjetit…
Nga ora 12:00 deri më ora 16:00 në komunën Saraj janë sankionuar gjithsej nëntëdhjetë e tre pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve shtatëmbëdhjetë kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shofer, katër me regjistrim të skaduar të automjetit, njëzet e dy me shpejtësi më të madhe nga e lejuara…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Baby Boo