Rustemi:”Autostrada Shkup-Bllacë një prej vendeve me lëvizshmëri shumë të madhe”


Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Transportit Bllagoja Boçvarski kanë inspektuar punët ndërtimore në autostradën Shkup-Bllacë. Rustemi tha se autostrada është e rëndësishme për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Thotë se ka filluar asfaltimi i 400-450 metrave të autostradës, duke shtuar se po punohet me intensitet të lartë.

“Autostrada Shkup-Bllacë është njëra prej autostradave shumë të rëndësishme për lidhjen tonë me Kosovën, që është një prej vendeve me lëvizshmëri shumë të madhe. Jemi këtu të shohim se si shkon realizimi i punimeve. Tani kemi filluar me pjesën e asfaltimit të 400 deri 450 metra të kësaj pjese të autostradës dhe po punohet me intensitet të plotë në tërë trasën prej 1.9 kilometrave. dhe kjo pjesë presim që me kapacitete të shtuara derisa të mbajë koha e mirë edhe të vazhdojnë punimet që shpresojmë se nga viti i ardhshëm të kemi të mbaruar edhe këtë pjesë të autostradës”, tha Rustemi.

https://fb.watch/9i1nytrCoD/

Baby Boo