fbpx

Ruskoska: Në fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit nuk do të ketë ndryshime

Shefja e Njësisë për krimi të organizuar pranë Prokurorisë Publike, Vilma Ruskoska, tha për “Makfax” se pas amnistisë, në fjalët e përfundimtare e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, nuk do të ketë rivlerësim, sqarim apo ndonjë ndryshim në aktakuzë.

Të akuzuarit e mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në amnisti, si deri më tani, do të ndiqen sipas nenit 313, “Terrorizëm” nga Kodi Penal.

“Aktakuza mbetet e njëjtë, Ligji i Amnistisë nuk përfshinë nenin 313 “Terrorizëm”, ata që nuk amnistohen mbesin në bankën e të akuzuarve”, thotë Ruskoska.

Amnistia për ngjarjet e 27 prillit kanë kërkuar 29 të akuzuar, ndërsa mendimi poziti nga Prokuroria kanë marrë vetëm 15 të akuzuar.

Seanca për fjalët përmbyllëse për ngjarjet e 27 prillit ku do të flasin prokurorët dhe të akuzuarit është caktuar për më 15 janar, ndërsa pastaj pason aktgjykimi.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.