Rusia me fushatë kundër kriptomonedhave


Banka Qendrore e Rusisë ka nisur një fushatë kundër kriptomonedhave private ndërsa raportohet se synon të ndalojë investimin në to.

Rusia është një prej vendeve që ka kundërshtuar më së shumti kriptomonedhat përgjatë viteve, duke thënë se mund të përdoren për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.Edhe pse ju dha një status ligjor më 2020-n, ndaloi përdorimin e tyre si formë pagese.

Më herët, Banka kishte thënë se vendi duhet të rregullojë kriptomonedhat duke citur eksperiencën e Kinës dhe Indisë.Në shtator, Kina shtoi përpjekjet kundër kriptomonedhave duke ndaluar çdo transaksion e madje edhe gërmimin e tyre.

Banka Qendrore Ruse ka planifikuar të lëshojë monedhën e saj digjitale, siç do të njihet ndryshe si Rubla Digjitale.

Baby Boo