fbpx

Rusia hedh shashka: Kosova do të sulmojë Maqedoninë

Me atë që do të bëhet anëtare e NATO-s, Maqedonia do ta humb aftësinë e saj ta ndjekë politikën e saj të jashtme si shtet sovran”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, gjatë kohës së takimit të djeshëm me gazetarët.

Sipas saj, është e paqartë që të thuhet se çfarë përparësi reale do të fitojë Maqedonia nga anëtarësimi në NATO dhe nga kush do ta mbronin shtetin. Zaharova ka vlerësuar se kërcënimi i vetëm në rajon është armata e Kosovës.

“E vetmja forcë e armatosur serioze që ta destabilizojë rajonin është armata e Kosovës, e krijuar nga militantët shqiptarë. Nuk shohim kërcënime tjera për sigurinë dhe në lidhje me atë pyetëm: NATO a do të luftojë prapë me ata që i ka trajnuar dhe i ka armatosur? Ne ketë konstruksion e pamë në vendet e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore. Fillimisht i armatos, ndërkaq më pas ka luftuar me terroristët dhe militantët. Fillimisht krijuan kushte për paraqitjen e terroristëve, ku asnjëherë nuk ka pasur, ndërkaq më pas kanë harxhuar miliarda dhe përpjekje për parandalimin e zgjerimit të kërcënimit terrorist, jo vetëm në rajon, por edhe në botë”, tha Zaharova.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.