Ridvan Berisha thotë se ky vend ka nevojë për gj*ak, më pas thotë se ishte “test”


Gazetari Ridvan Berisha ka shkaktuar reagime me një deklaratë që bëri mbrëmë para mesnate, në të cilën tha se Kosova ka nevojë për gj*ak.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet me ftesën për gj*ak, dhe thotë se pa e kaluar këtë fazë, Kosova nuk mund të ketë normalitet.
“Ky vend ka nevoje per gj*ak, perfundimisht, LVV ka ardhe ne pushtet me ftesen per gj*ak, pa e kalu kete faze nuk mund te kemi normalitet, Gerrnaqat qe jetojne lluksin perendimore duhet ta dijne kete, por mos vajtoni pastaj”, kishte shkruar Berisha.

Pasi kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta, ishte vetë Berisha që e arsyetoi deklaratën e tij duke thënë se ishte vetëm një ‘test’.
“Po e shoh qe ka pas reaksion alergjik statusi im i mbremshem, me komentues te shumte qe mbajne ligjerata e moral per fjalen publike. Ore e çast kjo shoqeri i perdore te njejtat fjale, e kur te shkruan mbi realitetin e diskursin e kafeve, te jetes se perditshme, qohen e t’mbajne moral. Test shume interesant nga ana ime”, shkroi Berisha.

Po ashtu ai tha se nuk është për gj*ak dhe urr*ejtje, por sipas tij, ishte test interesant që të religjitimojë ekzistencën e urr*ejtjes në habitatin tonë.

“Per sa kohe qe jane ne pushtet sjellen si sudez, ne rregull mire shume, e dje ne opozite si rrugaq. Po kjo shoqeri ne mase te madhe i duartrokiti dhu*nes bru*tale kunder institucioneve. Paj gjo mbi kete toke s’kane lane pa bo. Per memorien tuaj keqyrne çka ka ndodhe ne 10 vjetet e fundit e statusi im ju duket hallve. Natyrisht se une nuk jam per gj*ak e urrejtje por ishte test interesant me e rilegjitimu ekzistencen e urr*ejtjes ne habitatin tone, tashme pernjehere u demantu se nuk jemi shoqeri me vlera emancipuese suedeze, jetojme ne moçalin e urretjes, kaq”, thuhet në reagimin e tij.

Ai thotë se gjithë jetën e tij ka qenë avokat i zëshëm për mërgatën.

“Test, test, test, perdoreni gjuhen e çdoditshme, shkruani origjinalitetin e mendesise tone dhe e shikoni se si ne sjellemi me dy fytyra. Perndryshe te gjithe ata qe kane memorie, une ne krejt angazhimin tim ne jeten publike kam qene avokat i zeshem per mergaten tone! Testoni mendesine, eshte puna me e thjesht!”, shkroi krejt në fund Berisha.

Baby Boo