Rexhepi: Alternativa do të vendosë nëse është për rritje të shumicës


Deputeti Skender Rexhepi nga Alternativa deklaroi se prej sot vijojnë dy sfida të mëdha – njëra është që të gjithë aktorët politikë të ulen dhe në mënyrë konsensuale ta miratojnë buxhetin për vitin e ardhshëm, e pastaj të shkojnë në zgjedhje të shpejta parlamentare, ndërsa e dyta të zgjerohet shumica. Rexhepi paralajmëroi se organet partiake të Alternativës këto ditë do të vendosin se cilët nga këto dy opsione është më i rëndësishëm për shtetin dhe qytetarëve, duke i vendosur në plan ato, e pastaj interesat partiake.

“Ne jemi parti politike e cila është shumë e ndërgjegjshme me të gjitha parimet dhe sfidat politike që vijnë. Dje nuk e di se çka ndodhi edhe pse duhej të binte pushteti. Ndodhi diçka që ndoshta demokratikisht ishte e papritur, por ngjarjet ishin të tilla siç ishin, dhe ditën e sotme shteti e filloi me një krizë të rëndë politike në të cilën na presin kohë edhe më të vështira veçanërisht muajin që vjen, me atë që jemi para dy sfidave të mëdha. Njëra është edhe si shtet ose të gjithë aktorët politikë të ulen ose në mënyrë konsensuale ta miratojnë buxhetin, e pastaj të shkojnë në zgjedhje të shpejta parlamentare ose të zgjerohet shumica. Këto ditë organet partiake do të ulen në takime dhe do të vendosin se cilat nga dy opsione është më i rëndësishëm për shtetin, qytetarët, duke i vendosur në plan të parë ato ndërsa pastaj interesat partiake”, deklaroi Rexhepi.Ai beson se vendimi të cilin do ta marrin si parti do të jetë në interes fillimisht të shtetit dhe të qytetarëve, e pastaj mund të flitet për interesat partiake.

Sipas deputetit të Alternativës, para se partia të marrë çfarëdo lloj vendimi do të shqyrtohen shumë faktorë, por në mesin e më të rëndësishmëve, siç tha, është faktori ndërkombëtar, por ka edhe faktorë të brendshëm me të cilët duhet të koordinohen.“Edhe për zgjedhje të shpejta, por edhe për zgjerim të shumicës parlamentare. Besoni vendimi do të sillet sipas të gjitha faktorëve në shtet dhe me bashkësinë ndërkombëtare pa disa garanci konkrete sepse garancitë nuk janë faktorë, por faktorë janë mënyra në të cilën ne komunikojmë me të gjithë”, tha Rexhepi.

Që të ketë kushtimisht thënë zgjedhje të shpejta, opozita, sipas tij, duhet të ndihmojë që buxheti të kalojë, me marrëveshje konsensuale.Deputeti Rexhepi nuk e di se ku është ose ku ka qenë kolegu i tij i Besës, Kastriot Rexhepi por konsideron se për atë që ndodhi dje dikush të mbajë përgjegjësi, ose Rexhepi ose pushteti. “Për mua personalisht si njeri flas ai ishte veprim që nuk i shkon për nder pushtetit e as atij. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën si është përfaqësuar demokracia në Maqedoni dje. Ose ai ose pushteti. Nëse ai ka pasur qëndrim se nuk ka dashur ta mbështesë këtë shumicë që ne e kishim dje duhej në konferencë për media në mëngjes ose një ditë më parë të dalë dhe të thotë ‘e tërheq nënshkrimin’ dhe ‘nuk e mbështes iniciativën’ dhe pikë. Nuk kishte nevojë të shkaktojë padrejtësi demokratike ose krizë demokratike në shtet. Dikush do të mbajë përgjegjësi ose ai ose ata që lejuan që situata të zhvillohet kështu”, tha Rexhepi

Baby Boo