fbpx

Restaurantet në Tetovë përshkak të tragjedisë anulojnë cdo organizim për ditën e të dashuruarve !

Tragjedia që ndodhi dje me rastin e përmbysjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë si pasojë e së cilës 14 persona humbën jetën dhe mbi 30 janë të lënduar, ka tronditur tërë shqiptarët në Maqedoni.

Pronarët e disa lokaleve që kishin paralajmëruar organizime me muzike live me rastin e 14 shkurtit “Ditës së të dashuruarve” i kanë anuluar organizimet dhe shprehin ngushllimet e tyre për familjarët e viktimave, informon portali.

“Restaurant ….. ju njofton se mbrëmjen muzikore për 14 shkurtin e anulojm për shkak të tragjedis së madhe. . Lutje të pafundme për të gjithë !

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejt të lënduarve”, thuhet në postimin në facebook të njërit nga restorantet në Tetovë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.