fbpx

Replikë protestave studentore në R. e Maqedonisë…

Besarta Xhoni

Pa marrë parasysh kritikave dhe komenteve të të tjerëve, unë përgëzoj çdo protestë në të mirë të studentave. Por….Gjithmonë ka një “POR”….

Por urrej të shfrytëzohen protestat për çështje politike apo përfitime vetanake. Kurrë nuk do ta besoja, që nëse ju me të vërtet mësoni shumë, nuk do ta kaloni një provim në cilindo fakulltet të universiteteve tona. Zakonisht, studentët që ankohen janë pikërishtë ata dembela që i përtojnë mësimit. Përderisa, për Universitetin e Tetovës u derdh gjak, u malltretuan studentet e gjeneratës së parë, u vranë profesorë dhe u arrestuan shumë të tillë, dhe në fund dalin disa qyqar, të hedhin baltë mbi vlerat e një universiteti që mbanë erë gjaku.

Jam kundër çdo manipulimi të marrjes së notës pa mësim, jam kundër çdo punësimi me njoftësi, jam kunder çdo punësimi pa kualitet, dhe jam kundër çdo vlerësimi që ka një çasje jo ligjore. Por çfarë rastësie, asnjëra nga këto nuk janë kushtet që i kërkojnë protestuesit. Protestuesit kërkojn zvogëlim (50%) të pagesës për studentët e huaj, e kjo ç’ju hynë në punë juve?! Edhe mua në Greqi, në Universitetin e Sheffield më kërkojnë 30mij euro vitin për doktoratur, mos rastesisht greket do të protestojnë për mua?! Kërkesa tjetër është të mos paguhet terheqja e dokumentave nga universiteti, a nuk mendoni se kjo është një arsye më shumë që ju ta përfundoni fakulltetin, të jeni stabil në atë se çfarë doni të studijoni dhe mos të tërhiqni dokumentat pa nevojë?! Nëse pagesa e semestrit 100 euro ju duket shumë, frizurat neper dasma nuk kushtojn aq?! Pastaj nëse ulen këto çmime, me çfarë do të paguhen Profesorët universitar, që sipas meje, kryejn një punë të shenjtë dhe krijojn ardhmërin tuaj?! Dalin studentë që kërkojnë kontrollim të plagjiaturës së punimeve shkencorë, studentë që skanë të publikuar asnjë punim shkencorë në CV e tyre. Nuk më pëlqeu aspak çasja e tyre në publik, sepse nuk kishte asnjë kërkesë rreth kualitetit të mësimit por thjesht pagesave të cilat universitet shtetërore mendoj që i kan minimale në krahasim me ato të universiteteve private..

Mendoj që esenca e problemit të arsimimit në Maqedoni nuk është kjo, dhe kërkoj nga studentët të fillojnë ankesat nga rrënja dhe jo nga degët…

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.